Kampionia e Kosovës njihet me kundërshtarin e Champions League

Kampionia e Kosovës njihet me kundërshtarin e Champions League

13:00, 11/06/2019
A+ Aa A-

Kampionia e Kosovës, skuadra e Feronikelit, ka mësuar kundërshtarin e parë të paraeliminatoreve të Champions League.

Skuadra nga Drenasi në gjysmëfinale do të përballet me kampionen e Gjibraltarit, Linkoln Red Imps.

Nëse skuadra kosovare kalon këtë tur, do të përballet me fituesin e çiftit Tre Penne të San Marinos dhe Santa Koloma të Andorrës.

Kundërshtarët e Feronikelit nuk përbëjnë shumë rrezik, pasi Drita një vit më parë e ka mposhtur ekipin e Gjibraltarit me rezultatin 4-1.

Sfidat gjysmëfinale do të zhvillohen në datën 25 qershor, ndërsa finalja në 28 qershor.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco