Media bullgare: E merituam humbjen, Kosova ishte më sulmuese

Media bullgare: E merituam humbjen, Kosova ishte më sulmuese

09:43, 11/06/2019
A+ Aa A-

Gazeta bullgare, Sportal.bg, raporton se Kombëtarja e Bullgarisë e meritoi disfatën në ndeshjen kundër Kosovës, e cila përfundoi me rezultat 3-2 për “Dardanët”.

Skuadra e Bernard Challandes ishte dominuese për pjesën më të madhe të ndeshjes të së hënës kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

“Kombëtarja e Bullgarisë e përjetoi njërën ndër humbjet me të turpshme në histori kundër Kosovës në stadiumin “Vasil Levski”. Problemi më i madh ishte se disfata ishte e merituar, përkundër disa momenteve të mira gjatë ndeshjes”, shkruan Sportal.bg.

“Në fushë, Kosova ishte më sulmuese. Bullgaria ishte e suksesshme në mbrojtje deri në minutën e 92-të, kur Rashani e goditi Bullgarinë dhe i çmendi tifozët e futbollit në Prishtinë. Sulmuesi shënoi gol dhe u bë heroi i një kombi që e ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese”, shkruan media bullgare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco