14 ndeshje radhazi pa humbje, UEFA përgëzon Kosovën: Këta djem meritojnë respekt

14 ndeshje radhazi pa humbje, UEFA përgëzon Kosovën: Këta djem meritojnë respekt

08:59, 11/06/2019

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi dje 3-2 në Bullgari, duke u konfirmuar si skuadra më në formë në Europë.

Kjo për faktin e thjeshtë se si askush tjetër në kontinent, ajo sapo ka regjistruar ndeshjen e 14-të radhazi pa pësuar asnjë humbje.

Një seri mbresëlënëse e cila ka filluar në tetorin 2017, për t’u kurorëzuar me këtë sukses në Sofje.

Gjatë kësaj periudhe, skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes ka regjistruar vetëm 5 barazime, ndërsa pjesa tjetër janë të gjitha fitore.

Për më tepër, nuk duhet harruar se kaloi e pamposhtur gjatë kësaj serie edhe grupin e saj në Ligën e Kombeve, duke e mbyllur me një golavarazh +13.

Seria e 14 ndeshjeve pa humbje e rendit Kosovën si skuadra më në formë në Europë, duke lënë pas Portugalinë e Cristiano Ronaldos e cila regjistron “vetëm” 10 ndeshje pa u mposhtur.

Këtë ecuri pozitive e vë në pah edhe UEFA, e cila përgëzon “Dardanët”: 14 ndeshje pa humbje, këta djem meritojnë respekt”, shkruhet në faqen e UEFA-s, ku gjithashtu përmendet edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment