Rashica optimist për sfidën me Bullgarinë: Synojmë 3 pikët

Rashica optimist për sfidën me Bullgarinë: Synojmë 3 pikët

11:12, 10/06/2019
A+ Aa A-

Goli i tij nuk i mjaftoi Kosovës në sfidën ndaj Malit të Zi për të marrë tre pikët e para në Grupin A kualifikues të Euro 2020, megjithatë Milot Rashica shpreson të shënojë sërish ndaj Bullgarisë, këtë herë me synimin për të udhëhequr “Dardanët” drejt një suksesi të rëndësishëm.

Me dëmtimin e Zenelit, pesha e sulmit bie mbi të dhe mbi Muriqin, por për Rashicën çdo lojtar në Përfaqësuese është i rëndësishëm.

Sulmuesi anësor i Werder Bremen, i cili zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën gjermane, beson te triumfi ndaj Bullgarisë.

“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë t’i fitojmë tri pikët. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e fundit”, ka thënë fillimisht Rashica.

“Por, përsëri jemi të përqendruar te ndeshja me Bullgarinë dhe e dimë se nuk do të jetë lehtë. Besoj se do të japim maksimumin dhe do të mundohemi të fitojmë.

Mungesa e Zenelit? Normalisht të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm si Arbëri, si Valoni si Hekurani ashtu edhe Herolindi.

Jemi në fund të edicionit dhe lëndimet mund të vijnë papritur, por ne do të futemi në çdo ndeshje futemi në përqendrimin më të madh dhe nuk mendoj se asnjëri prej neve hyn duke menduar nëse do të lëndohet. Të gjithë hyjmë në fushë për ta dhënë maksimumin”, ka theksuar Rashica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco