Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kaos te Mali i Zi, trajneri dhe 2 lojtarë me prejardhje serbe nuk pranojnë të luajnë ndaj Kosovës

Kaos te Mali i Zi, trajneri dhe 2 lojtarë me prejardhje serbe nuk pranojnë të luajnë ndaj Kosovës

18:23, 07/06/2019
A+ Aa A-

Në orën 20:45, Mali i Zi do të luajë me Kosovën, në kuadër të eliminatoreve të Europianit, por malazezët duket se janë në kaos para kësaj sfide delikate, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

“Vijesti”, media malazeze bën me dije se kombëtarja e tyre është në kaos para Kosovës, pasi presioni i serbëve e ka shthurur ekipin.

Me shumë mundësi, trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, dhe dy lojtarët e skuadrës serbe të Crvena Zvesdës, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, nuk do të luajnë në këtë sfidë, pasi kanë marrë presione nga Serbia.

Të tre kanë origjinë serbe dhe janë kërcënuar nga shteti i tyre.

Presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, po mendon t’i largojë nga Kombëtarja, por deri tashmë nuk është marrë një vendim final.

Në mbrëmje pritet të jetë Sasa Jankoviç, ndihmës trajneri, ai që do të ulet në stolin e Malit të Zi, sipas të gjitha gjasave, por që mbetet të zyrtarizohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco