U-19/ Shqipëri-Kosovë, zhvillohet miqësorja e dytë në Prishtinë. Njihuni me rezultatin

U-19/ Shqipëri-Kosovë, zhvillohet miqësorja e dytë në Prishtinë. Njihuni me rezultatin

18:40, 05/06/2019

Ekipi Kombëtar U-19 ka fituar edhe miqësoren e dytë ndaj Kosovës me shifrat 4-1, të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Shqipëria e drejtuar nga Nevil Dede dominoi në pjesën e parë, ku që në minutën e 23-të shifrat u zhbllokuan nga një penallti e shndërruar në gol nga Ernest Muçi.

Më tej, sulmuesi që vjen nga Chelsea, Armando Broja, gjeti edhe golin e dytë në minutën e 40-të.

Me nisjen e pjesës së dytë, Bytyqi ngushtoi shifrat për Kosovën U-19, në minutën e 48-të, por më pas ishin sërish Muçi dhe Broja, përkatësisht në minutat 56 dhe 65, që shënuan edhe nga një gol tjetër, për të çuar shifrat përfundimtare në 4-1.

Kjo ishte fitorja e dytë për Shqipërinë U-19, që vetëm dy ditë më parë fitoi 3-1, sërish ndaj Kosovës, me një dopietë të Muçit dhe gol të Brojas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment