Përballja me Malin e Zi, Amir Rrahmani në dyshim te Kosova

Përballja me Malin e Zi, Amir Rrahmani në dyshim te Kosova

21:15, 04/06/2019

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, së bashku me mbrojtësin anësor Mërgim Vojvoda, ishin të përzgjedhur sot për të dalë para mediave në Prishtinë, ku Përfaqësuesja e Kosovës po zhvillon përgatitjet për ndeshjen eliminatore të Euro 2020 ndaj Malit të Zi.

Rrahmani vjen pas një dëmtimi në finalen e Kupës së Kroacisë, ku vesh fanellën e gjigantëve të Dinamos së Zagrebit, ndërsa para mediave sot tregoi se ka përmirësim dhe se mund t’ia dalë të jetë gati për transfertën malazeze.

“U dëmtova në ndeshjen e Kupës, rreth 10-12 ditë më parë dhe goditja ishte e rëndë. U tremba fillimisht, por gjendja ka ardhur duke u përmirësuar gjatë këtyre ditëve. Kemi ende edhe dy ditë përgatitje, ndërsa para ndeshjes do të vendosim bashkë me stafin mjekësor dhe trajnerin, nëse do të luaj apo jo”, tha Rrahmani.

Mbrojtësi anësor Vojvoda, vetëm pak ditë më parë iu bashkua skuadrës së mirënjohur belge, Standard Liezh, ndërsa nuk e fshehu kënaqësinë për këtë hap të madh të bërë në karrierën e tij sportive.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, që u transferova te Standardi. Vlerat e kësaj skuadre dihen tashmë dhe besoj se do të më ndihmojë për t’u rritur edhe më shumë në aspektin sportiv dhe jo vetëm”, tha Vojvoda.

Sa u përket ndeshjeve të radhës, të dy futbollistët ishin të një mendjeje, se Kosova i ka të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin, ndonëse pranuan se nuk do të jetë aspak e lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco