Suksesi i dyfishtë/ Feronikeli fiton edhe Kupën e Kosovës

Suksesi i dyfishtë/ Feronikeli fiton edhe Kupën e Kosovës

22:55, 24/05/2019
A+ Aa A-

Pas fitimit të kampionatit në javën e fundit ndaj Prishtinës, skuadra e Feronikelit tregon edhe njëherë tjetër dominimin në Kosovë.

Ditën e sotme, ekipi nga Drenasi fitoi thellë, me shifrat 1-5 finalen e Kupës, përballë Trepçës 89.

Ekipi kampion shënoi dy herë ne Fazliun dhe Hotin, teksa kishin kaluar vetëm 27 minuta lojë.

Në pjesën e dytë, në minutat 66 dhe 70 shënuan dhe Morina e Rexha, për të blinduar edhe këtë trofe.

Muja vetëm sa shënoi për statistikë nga radhët e Trepçës në minutën e 73-të, ndërkohë që Rexha në të 91-tën, plotësoi “manitan” për Feronikelin.

Nga ana tjetër, edhe pse humbi kampionatin, është Prishtina që buzëqesh pas fitores së Feronikelit edhe në Kupë.

Ekipi i Josës, pasi u rendit i dyti, është ekipi i dytë në Kosovë që shkon në Kupat e Europës, pasi Feronikeli i fitoi të dyja trofetë, që të mundësojnë një vend për në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco