Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Goli vendimtar, ky shpallet kampion i Kosovës

VIDEO/ Goli vendimtar, ky shpallet kampion i Kosovës

18:19, 19/05/2019
A+ Aa A-

IPKO Superliga e Kosovës ka ulur sot siparin, teksa titulli kampion ka shkuar në Drenas, me skuadrën e Feronikelit, që hapi shampanjën e festës pas fitores me rezultatin minimal 1-0 në “finalen” ndaj Prishtinës.

Kryeqytetasit e Josës dështojnë për të dytin vit radhazi të çojnë titullin kampion në Prishtinë, teksa si sezonin e kaluar që morën një barazim me vlerën e humbjes së titullit përballë Dritës që festoi, këtë herë u mposhtën 1-0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Feronikeli mbyll kështu një sezon të nisur jo në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi regjistroi disa barazime radhazi nën drejtimin e Sulejman Starovës në fillim, por më pas ia besoi drejtimin Zekerija Ramadanit dhe njohu suksese të njëpasnjëshme, që e katapultuan në krye të renditjes dhe bën që ta mbyllë sezonin në krye me 5 pikë më tepër se vendi i dytë.

Takimi u vendos në minutën e 75-të, kur ish-futbollisti i Kukësit, Ylli Hoxha ekzekutoi një goditje dënimi nga e djathta e sulmit dhe topi kaloi mes disa lojtarëve, për t’u ndalur në rrjetën e portierit të Prishtinës, Visar Bekaj, dhe për të bërë që të shpërthejë festa në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco