Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Dardanët’ mezi presin sfidën me Anglinë, interesimi nis 4 muaj para

‘Dardanët’ mezi presin sfidën me Anglinë, interesimi nis 4 muaj para

12:08, 14/05/2019
A+ Aa A-

Edhe pse kanë mbetur edhe rreth katër muaj nga ndeshja me Anglinë, në Kosovë kanë nisur shitje e biletave.

Skuadra dardane do të jetë mike e Kombëtares së “Tre Luanëve” mbrëmjen e 10 shtatorit, takim që mund të vendos edhe rekord sa i përket tifozëve.

Rreth 1600 tifozë kosovarë pritet të udhëtojnë drejt gadishullit, rekord ky për tifozët e kombëtares dardane.

Sipas zv/sekretarit të FFK-së, Arianit Ahmeti, Federata e Anglisë e ka për detyrë të rezervojë 5% të biletave për tifozët e Kosovës.

Deri tani Kosova asnjëherë nuk ka udhëtuar në formë të organizuar me tifozë në një ndeshje jashtë vendit, por ndaj Anglisë mund të jetë hera e parë.

Megjithatë, që kjo të ndodhë duhet të plotësohen disa kushte.

"Sipas rregullores së UEFA-së, ata janë të obliguar që të ndajnë 5% të biletave për tifozët tanë, nëse Federata i kërkon. Nëse shkojmë, FFK-ja duhet të dërgoj atje stjuardë dhe policë që do të garantojnë sigurinë e tifozëve tanë. Ka interesim të madh nga tifozët por kjo është kompetencë e Komitetit Ekzekutiv që të vendosë pro apo kundër", deklaroi Ahmeti për Indeksonline.

Ndeshja Angli-Kosovë zhvillohet me 10 shtator në stadiumin e "Southamptonit St. Mary’s". Kapaciteti i këtij stadiumi është 32,505 ulëse dhe 1,600 ulëse i takojnë tifozëve "Dardanë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emigranti14/05/2019 14:21

Vëllezër shqiptar të DARDANIS, bëni çmos të dilni me emrin DARDANI ,jo emrin sllav Kosov. Para DARDANIA

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco