Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

U ble 900 mijë euro, sot sulmuesi i Kosovës kushton 7 milion

U ble 900 mijë euro, sot sulmuesi i Kosovës kushton 7 milion

14:39, 13/05/2019
A+ Aa A-

Paraqitjet fantastike në këtë sezon kanë bërë që të rritet vlera e Vedat Muriqit. Futbollisti kosovar tashmë kushton 7 milionë euro.

Sulmuesi kosovar arriti të shënonte gol edhe në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Galatasarayt.

Dhe, me këtë rast përfaqësuesi kosovar arriti në kuotën e 15 golave dhe 7 asisteve në 32 ndeshje këtë sezon në Superligën turke.

25-vjeçari pëlqehet nga Fenerbahçe, por gjiganti turk duhet ta hapë mirë kasën nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin e Rizesporit.

Sipas mediave turke, Muriqi, i cili ishte transferuar tek Rizespori për 900 mijë euro, tashmë vlen 7 milionë euro.

Gjithnjë sipas këtyre mediave, krahas Fenerbahçes, interesim për Muriqin kanë shprehur edhe dy klube gjermane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco