VIDEO/ Dha asistin e golit, por Rashica lë i dëmtuar fushën e lojës

VIDEO/ Dha asistin e golit, por Rashica lë i dëmtuar fushën e lojës

20:08, 11/05/2019
A+ Aa A-

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes kundër Hoffenheimit, pasi pësoi një dëmtim.

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës e kishte filluar mjaft mirë ndeshjen mes Hoffenheimit dhe Werder Bremenit, duke dhënë asistin e golit të vetëm në këtë ndeshje.

Megjithatë, pjesa e dytë nuk shkoi edhe aq mirë për Milot Rashicës, i cili u detyrua ta lërë ndeshjen për gjysmë për shkak të një dëmtimi.

Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë.

Klubi gjerman ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për gjendjen e futbollistit, mirëpo ata do të shpresojnë që kosovari të jetë në gjendje të luajë të shtunën e ardhshme kundër Leipzigut, në ndeshjen e javës së fundit të Bundesligës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco