Një shqiptar shpallet lojtari më i mirë i muajit te skuadra franceze

Një shqiptar shpallet lojtari më i mirë i muajit te skuadra franceze

16:13, 07/05/2019
A+ Aa A-

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur lojtari më i mirë i muajit mars te Reims.

24-vjeçari ka shkëlqyer në këtë periudhë në kampionatin francez, ku nuk iu desh shumë kohë për t’u përshtatur.

Që nga muaji janar, kur iu bashkua Reimsit nga Heerenveni në Holandë, Zeneli është aktivizuar në 13 ndeshje dhe e ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligue 1 në 2 sfida, ndaj Dijon dhe Montpellier, të dyja të zhvilluara në transfertë.

Ai gjithashtu ka asistuar për gol në katër raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco