Klubi i madh evropian interesohet për Milot Rashicën

Klubi i madh evropian interesohet për Milot Rashicën

16:20, 06/05/2019
A+ Aa A-

Milot Rashica është një ndër lojtarët më të mirë të Werder Bremenit dhe po bën një sezon të shkëlqyer në Bundesligë.

Në këtë sezon ai është duke rënë në sytë e shumë skuadrave, të cilat kanë nisur të interesohen për shqiptarin.

Sipas televizionit “Sport 1”, në Gjermani, Dortmundi është gati të bëjë një çmenduri për yllin e Përfaqësueses së Kosovës.

Verdhezinjtë janë gati të paguajnë 35 milionë euro për të. Nëse do të ndodhte, do të ishte një lëvizje shumë e bujshme për lojtarin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco