‘Mallkimi’ i Panuçit, Dyrmishaj zgjodhi Greqinë, por harron të shënojë prej disa muajsh

‘Mallkimi’ i Panuçit, Dyrmishaj zgjodhi Greqinë, por harron të shënojë prej disa muajsh

13:47, 04/05/2019

Fiorin Dyrmishaj, u kthye në një mollë sherri midis Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, ku kjo e fundit ia doli ta bëjë për vete.

Një muaj më parë Dyrmishaj u cilësua si njeriu i momentit, por që prej cilësimit si ‘tradhtar’, sulmuesi ka harruar të shënojë.

Golin e fundit në Kampionat Dyrmishaj e ka shënuar më 30 janar, ndërsa të fundit në Kupë në muajin shkurt.

Që nga ajo periudhë, kanë kaluar 6 ndeshje dhe Dyrmishaj e ka harruar shijen e golit.

Lojtari me origjinë shqiptare u grumbullua për të parë me Kombëtaren e Greqisë kundër Bosnjes më 26 mars

Në fakt ish-trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi e parashkoi në një fare mënyrë krizën e Dyrmishaj.

Ai tha në atë kohë se një lojtar i tillë nuk do të bëjë karrierë sepse ka frikë të marrë vendime.

“Më telefononi pas disa vitesh dhe të flasim për Durmishajn ku do të jetë dhe çfarë do të ketë arritur në karrierë. Ai ka frikë që të marrë vendime dhe të lë të në pritje. Kjo nuk është diçka e mirë”, pati thënë trajneri Panuçi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment