Haxhi Krasniqi përballë boksierit gjerman më 11 maj

Haxhi Krasniqi përballë boksierit gjerman më 11 maj

09:00, 07/04/2019

Boksieri me prejardhje nga Kosova do të ndeshet më 11 maj me boksierin gjerman Hartel.

Robin Haxhi Krasniqi përgatitet për luftën e tij të radhës që do të ketë rastin të mbrojë për herë të dytë titullin e kampionit të Evropës, shkruan KosovaPress. Boksieri shqiptar në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me gjermanin Stefan Hartel.

Në fakt, dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por gjermani ishte tërhequr në momentin e fundit. Përballja do të zhvillohet në “Stadthalle” në qytetit gjerman të Magdeburg, më 11 maj të këtij viti.

Ky do të jetë dueli i 55-të për boksierin nga Juniku, që deri më tani ka 49 fitore dhe vetëm pesë humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment