Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Milot Rashica mahnit edhe UEFA-n, vjen reagimi pas supergolit në Gjermani

VIDEO/ Milot Rashica mahnit edhe UEFA-n, vjen reagimi pas supergolit në Gjermani

08:32, 04/04/2019
A+ Aa A-

Faqja zyrtare e UEFA-s në gjuhën gjermane në rrjetin social Twitter nuk ka mundur të përmbahet, por të reagojë për formën e jashtëzakonshme të Milot Rashicës këtë vit, pas golit të kosovarit në Kupën e Gjermanisë.

Milot Rashica e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2-0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës e mbështeti pohimin se është njeriu më në formë i Bremenit këtë vit, duke e realizuar golin e nëntë në vitin 2019, kur e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Rashica ka realizuar 2 gola në 3 ndeshje për Bremenin në Kupë, ndërsa në total ka shënuar 9 herë në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë vit.

Pikërisht këtë ua ka kujtuar faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane ndjekësve të vet në Twitter:

“Rashica në vitin 2019: 11 paraqitje, 9 gola”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco