Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Mali i Zi mund të dënohet për racizmin kundër Anglisë, përfiton Kosova

Mali i Zi mund të dënohet për racizmin kundër Anglisë, përfiton Kosova

16:08, 26/03/2019
A+ Aa A-

Mali i Zi pësoi një humbje të thellë 1-5 mbrëmjen e djeshme në eliminatoret e Euro 2020-ës, përballë Anglisë, por pasojat do të vijojë t’i vuajë edhe në vijim.

Kjo pasi përveç humbjes, do të përballet me një hetim të organeve kompetente të UEFA-s, në lidhje me sjelljet raciste, hedhjen e fishekzjarreve dhe hedhjen e objekteve.

Raheem Sterling, Calum Hodson Odoy dhe Danny Rose ishin futbollistët anglezë që u përballën me vërshimin e koreve raciste ndaj tyre.

Pasi të merren në dorëzim edhe raportet e arbitrit dhe delegatit të UEFA-s, pritet të jepet edhe dënimi për Malin e Zi, ndërsa në rastin më të mirë, do t’ia hedhin me një pezullim të pjesshëm të stadiumit.

Nga një dënim i mundshëm i fushës në Podgoricë mund të përfitojë maksimalisht Kosova, që ndeshjen e radhës do të duhet ta luajë pikërisht ndaj malazezëve në transfertë dhe pa tifozët e zjarrtë vendas, mund të ketë një shans me shumë për triumf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco