UEFA do ndëshkojë Kosovën. Tifozët u futën në fushë për të përqafuar yllin e Tottenhamit

UEFA do ndëshkojë Kosovën. Tifozët u futën në fushë për të përqafuar yllin e Tottenhamit

15:20, 22/03/2019
A+ Aa A-

UEFA do të gjobitë Federatës e Futbollit të Kosovës për shkak të tifozëve që u futën në fushë për të përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen.

Dy tifozë kosovarë u futën në fushën e blertë, duke e kaluar kordonin e sigurimit, në ndeshjen miqësore të së enjtes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.

Të dy tifozët shkuan për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen, i cili luan në Premierligë për Tottenhamin.

Sikur tifozët që u futën në fushë të paraqisnin agresivitet dhe rrezik për futbollistë, atëherë FFK-ja do të mund të dënohej shumë ashpër.

Por, meqenëse qëllimi i tifozëve nuk ishte i dhunshëm, FFK-ja mund të dënohet deri me 3 mijë euro.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco