Kosova merr lajmin e mirë për ndeshjen me Bullgarinë

Kosova merr lajmin e mirë për ndeshjen me Bullgarinë

11:34, 20/03/2019
A+ Aa A-

Kosova do të presë Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës më 25 mars në ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2020”.

Nëse u referohesh historisë së përfaqësueseve, sigurisht që bullgarët janë të avantazhuar, por analiza që u bëhet futbollistëve në skuadrat respektive tregon krejt të kundërtën.

Lista e Bullgarisë është me emra krejt të panjohur, madje futbollisti i vetëm që luan në ligat e forta europiane është Kiril Despodov i Cagliarit.

Por edhe mbrojtësi 22-vjeçar ka probleme fizike dhe e ka humbur takimin me “Dardanët”.

Lajmin për mungesën e “yllit” bullgar e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Bullgarisë, e cila ka njoftuar se Despodov ka qenë i detyruar të largohet.

Despodov, deri me tani ka pasur 5 paraqitje me Bullgarinë, dhe ka shënuar 1 gol.

Përballja ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë e cila do të luhet të hënën, do të jetë e para në histori të këtyre dy shteteve.

Për skuadrën e Bernard Challandes do të jetë prova më e rëndësishme që do të tregojë se çfarë pretendimesh duhet të kenë “Dardanët” në Grupin A kualifikues, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Republika Çeke dhe Mali i Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco