Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Trajneri i Danimarkës nënvlerëson Kosovën: Do jetë një stërvitje

Trajneri i Danimarkës nënvlerëson Kosovën: Do jetë një stërvitje

09:35, 19/03/2019
A+ Aa A-

Trajneri i ekipit kombëtar të Danimarkës, Age Hareide, e ka vlerësuar ndeshjen kundër Kosovës si një stërvitje për ekipin e tij.

Djemtë e Hareides do të zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër skuadrës së Bernard Challandes të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo miqësore i paraprin ndeshjeve të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Por, trajneri i Danimarkës ka bërë të ditur se ai do të kishte preferuar të mos e zhvillonte këtë ndeshje, por të përgatitej me skuadrën e tij për ndeshjen kundër Zvicrës.

Megjithatë, rregullat e UEFA-s e detyruan Danimarkën ta zhvillonte edhe një tjetër ndeshje për këtë muaj dhe pastaj ata ishin detyruar ta gjejnë një kundërshtar tjetër.

Sipas Hareides, ata mund të ishin përballur edhe me Gjermaninë, por ajo do të ishte një ndeshje shumë e vështirë për ta.

“Është e kuptueshme se e zgjodhëm një ekip me renditje më të ulët dhe ne do të luajmë me gjashtë zëvendësues. Do të jetë një stërvitje e mirë për ne”, ka thënë Hareide në një intervistë për “Ekstra Bladet”.

Pas kësaj ndeshjeje kundër Danimarkës, edhe Kosova do ta ketë një përballje më të rëndësishme, atë kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco