Challandes zbulon objektivat e Kosovës

Challandes zbulon objektivat e Kosovës

12:21, 18/03/2019
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur ditën e sotme grumbullimin për dy ndeshjet e radhës, të cilat do t’i luajë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më datë 21 mars, Dardanët do të zbresin në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, megjithatë vetë trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në një konferencë për shtyp ka theksuar se objektivi i skuadrës është ndeshja kualifikuese për Europianin 2020 ndaj Bullgarisë.

“Fokusi do të jetë tek Bullgaria. Por ndeshja me Danimarkën është mundësi për ta testuar ekipin, nuk është vetëm një ndeshje miqësore, por më shumë. Është nder të marrim ofertë për të luajtur me Danimarkën, ekipi i 10-të në renditjen e FIFA-s.

Për ne është mjaft pozitive të luajmë me një ekip të tillë. Është e rëndësishme që i luajmë dy ndeshjet në shtëpi pasi është më mirë për t’i përgatitur.

Tre janë objektivat ndaj Danimarkës, si mund të mbrohemi ndaj një ekipi të fuqishëm ofensiv. Synimi i dytë se si mund ta menaxhojmë dhe qarkullojmë topin, dhe së fundmi të krijojmë raste e të ndërtojmë aksione”, u shpreh tekniku Challandes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco