Challandes zgjedh rrugën e kualifikimit të Kosovës në Europian

Challandes zgjedh rrugën e kualifikimit të Kosovës në Europian

12:08, 04/03/2019
A+ Aa A-

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, në prag të fillimit të fushatës eliminatore për Europianin 2020, është shfaqur optimist për mundësitë e Dardanëve rreth kualifikimit, megjithatë Kosova do të provojë kualifikimin edhe përmes Ligës së Kombeve, teksa arriti të fitonte grupin duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Në një intervistë për “Super Sport Kosova”, tekniku 67-vjeçar foli edhe rreth progresit të skuadrës apo sa kohë do të qëndrojë në krye të përfaqësueses.

“Kishim synimin për të fituar Ligën e Kombeve dhe ia kemi dalë. Jam i kënaqur me punën e ekipit, stafit dhe të gjithëve. Jam i befasuar me përparimin e ekipit, synimi ka qenë të krijomë një skuadër luftarake që të luftonim për njëri-tjetrin dhe ia kemi arritur qëllimit.

Nuk mendoj rreth së ardhmes, pasi jam i vjetër dhe nuk më kanë mbetur shumë vite. Për kualifikimin në Europian, kemi eliminatoret, por do të jetë e vështirë. Ndërsa nëpërmjet Ligës së Kombeve jemi 2 fitore larg për të realizuar ëndrrën për të marrë pjesë në Kampionatin Europian”, tha Challandes.

Trajneri zviceran e ka marrë drejtimin e Kosovës prej datës 2 mars 2018, ndërsa në 9 ndeshje zyrtare ka një bilanc pozitiv prej 7 fitoreve dhe 2 barazimeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco