E jashtëzakonshme, një shqiptar përkrah Messit dhe Mbappe

E jashtëzakonshme, një shqiptar përkrah Messit dhe Mbappe

19:11, 25/02/2019
A+ Aa A-

Mesfushori i Reims dhe i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, renditet mes 11 lojtarëve që kanë shkëlqyer në fundjavë në kampionatet elitarë në Europë (La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Premier League dhe Serie A).

Ka qenë e përditshmja italiane, “Gazeta dello Sport”, që ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës në Evropë.

Zeneli shënoi një gol dhe shërbeu në një tjetër në fitoren 2-4 të Reims në fushën e Montpellier, duke u renditur përkrah “yjeve” të tillë si Lionel Messi apo Kylian Mbappe.

Kujtojmë që Zeneli u transferua te Reims gjatë merkatos së janarit dhe brenda pak javësh tregoi se klubi francez ka bërë një goditje të madhe me blerjen e tij nga Heerenveeni.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco