Lufta kundër trukimeve/ Monitorohen ndeshjet e Superligës së Kosovës

Lufta kundër trukimeve/ Monitorohen ndeshjet e Superligës së Kosovës

17:56, 14/02/2019
A+ Aa A-

Një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë në Nion të Zvicrës ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të UEFA-s.

Një pikë kryesore e takimit ka qenë për trukimin e ndeshjeve në kampionatin vendas, por edhe takimeve të ekipeve kombëtare.

Image

Gjatë këtij takimi u bisedua rreth rrjedhës së kampionatit, por edhe ndeshjeve të Kombëtares. Më këtë rast zyrtarët e UEFA-s kanë dhënë disa këshilla për delegacionin e FFK-së lidhur me paralajmërimet rreth trukimit të ndeshjeve dhe dukurive të tjera negative në futboll. Bëhet e ditur se UEFA ka angazhuar 5 kompani të cilat bëjnë monitorimin e ndeshjeve dhe çdo parregullsi të evidentohet te organet e saj”, shkruhej në njoftimin e FFK-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco