Si u kthye muaji i mjaltit i futbollistit në një makth dëbimi Futbollisti i burgosur Hakeem Al Araibi duke dalë nga gjykata kriminale e Tajlandës, Bankok, 4 shkurt 2019

Si u kthye muaji i mjaltit i futbollistit në një makth dëbimi

10:50, 13/02/2019
A+ Aa A-

Bankok – Muaji i mjaltit që futbollisti i Bahreinit, Hakeem al araibi dhe gruaja e tij kishin shpresuar ta kalonin në Tajlandë vitin e kaluar nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Ndërsa 25-vjeçari që kishte status refugjati në Australi, shkoi në Bankok në 27 nëntor, policia tajlandeze e emigracionit ishte duke e pritur dhe e arrestoi atë pas një ‘alarmi të kuq” të Interpolit nga Bahrein, njofton Reuters.

Ajo që pasoi më tej ishte më shumë se dy muaj grindje diplomatike dhe shqyrtimi intensiv nga organizatat e sportit dhe të drejtat globale që kërkuan lirimin e Araibit nga një burg në bankok dhe ku pritet që ai të ekstradohet në vendin e Gjirit.

Arabi u largua nga baherini në 2014 pasi u akuzua për vandalizëm gjatë protestave të Pranverës arabe dhe u dënua në mungesë me 10 vjet burg. Ai i mohoi akuzat dhe jetoi si refugjatë në Australi që nga ajo kohë.

Shteti i Lindjes së Mesme e konsideron atë një të arratisur; Araibi tha se ai do të torturhej nëse do ta kthenin atje.

Të hënën, Zyra e Avokatit të Përgjithshëm të Tajlandës tha papritur se e kishte rrëzuar çështjen e ekstradimit, pasi Baherini kishte hequr dorë nga kërkesa.

Nuk është e qartë kur dhe pse, mbretëria e Gjirit ndryshoi mendje. Ky qëndrim erdhi në krye të një takimi ndërmjet Ministrit të Jashtëm të Tajlandës Don pramudëinai dhe Princit të Kurorës të Bahrein, Salam bin Hamad al Khalifa të shtunën në Manama, edhe pse axhenda e atij takimi nuk u zbulua.

Ministri i Jashtëm i Bahrein tha se dënimi 10 vjet me burg për Araibi mbeti në vend dhe rikonfirmoi të drejtën “për të ndjekur të gjitha veprimet ligjore kundër tij”.

Brenda disa orësh nga vendimi i Tajlandës, Araibi i hipi avionit për t’u kthyer në Melburn, ku u mirëprit nga qindra mbështetës të tij të martën.

Araibi tha se udhëtimi për në Tajlandë ishte i pari për të dhe gruan e tij, e cila është po ashtu nga Bahreini, jashtë Australisë. Ajo nuk përballet me ndonjë çështje ligjore në atdheun e saj dhe është studente në universitetin e Australisë, tha ai.

Araibi i tha reuters se nuk kishte në plan të udhëtonte më jashtë vendit për ca kohë, pas kësaj përvoje të hidhur.

“Tani jam duke pritur nënshtetësinë australianë dhe nuk kam ndërmend ta iki jashtë vendit pa e marrë atë”, tha ai. “Gjithashtu, kam nevojë që qeveria australiane të më sigurojë se nuk do të arrestohem më kur të udhëtoj jashtë vendit.”/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco