Ish-trajneri kujton problemet te Kosova: Kishte raste kur nuk kishim as shirit për kapitenin

Ish-trajneri kujton problemet te Kosova: Kishte raste kur nuk kishim as shirit për kapitenin

10:31, 04/02/2019
A+ Aa A-

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ishte i ftuar në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova, ku veç të tjerave ka folur edhe për librin të cilin është duke shkruar dhe do t’i dedikohet pikërisht ekipit të Kosovës.

Në prononcimin e tij, Bunjaku ka zbuluar një fakt të çuditshëm teksa zbulon se kanë shkuar në ndeshje dhe nuk kishin shirit për kapitenin.

“Në libër ka gjëra reale, gjëra të rëndësishme për Kosovën. Ka pasur raste kur kemi shkuar në ndeshje me Kosovën dhe nuk kemi pasur shirit për kapitenin”, tregon Bunjaku.

Kujtojmë që 47-vjeçari ka drejtuar Kosovën edhe në vitet kur FFK nuk ka qenë e pranuar në UEFA dhe FIFA.

Teksa tani realiteti është krejt tjetër, ku kushtet janë mjaft të mira dhe futbollistëve dhe stafit drejtues nuk i mungon asgjë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco