Igli Tare e do te Lazio, mediat zvicerane e çojnë Edon Zhegrovën te Baseli

Igli Tare e do te Lazio, mediat zvicerane e çojnë Edon Zhegrovën te Baseli

19:15, 31/01/2019
A+ Aa A-

Edon Zhegrova prej ditësh përflitet në merkato, për një largim nga Genku, skuadra belge, në të cilën ai aktivizohet.

Nga ato që mediat zvicerane raportojnë, Zhegrova do të bashkohet me Taulant Xhakën te Baseli në kampionatin helvet.

Lojtari pritet të firmosë me klubin zviceran në orët e fundit të merkatos dhe do të kalojë në formën e huazimit deri në fund të sezonit.

Zhegrova ditët e fundit është kërkuar dhe nga Igli Tare, i cili e donte lojtarin në Romë, për ta bërë një “lacial”.

19-vjeçari mbahet si një nga talentet më të mira të Kosovës dhe pritet që të “rrëmbejë” skenën futbollistike në vitet në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco