Arbër Zeneli zhvillon stërvitjen e parë me klubin francez, jep këtë premtim

Arbër Zeneli zhvillon stërvitjen e parë me klubin francez, jep këtë premtim

16:49, 30/01/2019
A+ Aa A-

Arbër Zeneli zhvilloi sot seancën e parë stërvitore me klubin e tij të ri, Stade de Reims, pasi të shtunën e finalizoi kalimin nga Heerenveeni për 5.40 milionë euro.

Pasi mbërriti në Francë dhe kompletoi transferimin te Reims, Zeneli u stërvit për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të rinj.

“Ky është një ekip i ri dhe ambicioz. Ata janë lojtarë të gjeneratës sime dhe unë e jam mendësinë e njëjtë si ata. Do ta jap më të mirën për ekipin”, tha Zeneli për uebsajtin e klubit para se të zbriste në fushë për t’u stërvitur.

23-vjeçari shkëlqeu me 3 gola dhe 11 asiste në 17 ndeshje në pjesën e parë të këtij sezoni dhe të fundit për të në Eredivise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco