Edon Zhegrova u përgjigjet interesimeve të Barcelonës dhe Milanit

Edon Zhegrova u përgjigjet interesimeve të Barcelonës dhe Milanit

17:15, 16/01/2019
A+ Aa A-

Edon Zhegrova aktualisht mund të jetë ndër futbollistët më të lumtur në botë.

Në një prononcim për Gazetën Express, ylli i Kosovës shpreh kënaqësi për interesimin e Barcelonës dhe Milanit rreth një transferimi të mundshëm të tij.

Teksa mediat e mëdha europiane po raportojnë se dy gjigantët e kontinentit të vjetër, Milani dhe Barcelona, kanë shprehur interesim për mesfushorin ofensiv të Genkut, vetë lojtari shpreh kënaqësi që emri i tij këto ditë po ndërlidhet me klubet e mëdha nga Italia dhe Spanja.

19-vjeçari tregoi se edhe disa klube tjera të mëdha kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova për Gazetën Express.

Zhegrova nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi i madh belg që në merkaton e janarit. “Nuk dihet, jemi në bisedime”, tha ai.

“Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tani jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, theksoi futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, i cili para pak vitesh ishte pjesë e FC Prishtina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco