E bujshme/ ‘Messi i Kosovës’ në listën e drejtuesve të Milanit

E bujshme/ ‘Messi i Kosovës’ në listën e drejtuesve të Milanit

17:09, 15/01/2019
A+ Aa A-

Milani po kërkon një sulmues. Tema më e nxehtë është ajo e Gonzalo Higuain.

Argjentinasi është në negociata me Chelsean dhe Milani po kërkon një zëvendësues përpara se ta lërë të lirë.

Në plan të parë është Piatek i Genoas, por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi kuqezi është duke punuar në fshehtësi edhe për emra të tjerë.

Bëhet fjalë për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës që luan te Genk, Edon Zhegrova.

20-vjeçari, i cili cilësohet si “Messi i Kosovës”, ka qenë në fokus të kuqezinjve dhe i përshtatet politikës së drejtuesit të ri, Gazidis.

Ky i fundit kërkon të investojë te futbollistë jo më të mëdhenj se 25 vjeç.

Skautët që kanë shkuar në Belgjikë për ta parë, kanë sjell raporte të mira për Zhegrovën.

Ai mund të vishet kuqezi 4-5 milionë euro, megjithatë duhet të kalojë në “filtrat” e Maldinit dhe Leonardos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco