Arbër Zeneli pohon interesimin e Fenerbahces

Arbër Zeneli pohon interesimin e Fenerbahces

14:03, 07/12/2018
A+ Aa A-

Arbër Zeneli ka folur për interesimin e skuadrës turke, Fernerbahce, për shërbimet e tij.

Sulmuesi 23-vjeçar po kalon një formë të mirë këtë sezon me skuadrën holandeze, Heerenveen.

Përveç kësaj, Zeneli po shkëlqen edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asiste për bashkëlojtarët.

Paraqitjet e tij të mira me skuadrën dhe Përfaqësuesen kanë bërë që Zeneli të bëhet emër i lakuar në merkato.

Sipas mediave, Zeneli pëlqehet shumë nga gjiganti turk, Fenerbahce, të cilët kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Për këtë ka folur edhe vetë sulmuesi i Kosovës, i cili ka thënë se ka dëgjuar për interesimin e turqve dhe se ky është një nder i madh për të.

“Kam dëgjuar se për shërbimet e mia po interesohet Fenerbahce. Të lidhet emri im me një gjigant turk është një nder i madh për mua”, ka thënë Arbër Zeneli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco