FOTO/ Ja si votoi gazetari i Kosovës për ‘Topin e Artë'

FOTO/ Ja si votoi gazetari i Kosovës për ‘Topin e Artë'

10:51, 04/12/2018
A+ Aa A-

Pas ceremonisë së ndarjes së “Topit të Artë”, që u zhvillua mbrëmë në Dublin, gazeta franceze “France Football” i ka publikuar votat e jurisë për zgjedhjen e fituesit të këtij çmimi, ndër të cilët ishin edhe gazetari nga Kosova, Bajram Shala, dhe ai nga Shqipëria, Besnik Dizdari.

Pas një dekade dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, “Topin e Artë” këtë vit e fitoi Luka Modrici, i cili sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe verës shkoi deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren e Kroacisë.

Gazetari sportiv i RTV 21, Bajram Shala, ishte pjesë e jurisë që e votoi fituesin e këtij çmimi.

Në vendin e parë ai e renditi Luka Modricin e pastaj Kylian Mbappen, Cristiano Ronaldon, Raphael Varanen dhe në të pestin Antoine Griezmann.

Image

Ndërsa Besnik Dizdari për çmimin e parë votoi Griezmann, e më pas Modric, Ronaldo, Messi dhe Mbappe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco