Ish-mesfushori kuqezi: Kosova ka më shumë shanse se Shqipëria

Ish-mesfushori kuqezi: Kosova ka më shumë shanse se Shqipëria

08:45, 03/12/2018
A+ Aa A-

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati, komentoi shortin e kuqezinjve për eliminatoret e EURO 2020.

Në një lidhje direkte në Supersport, ish-futbollisti i PSG-së tha se ky është një grup i vështirë për Shqipërinë, si dhe theksoi se Kosova mund të ketë më shumë shanse se kuqezinjtë.

“Nuk e di a është rastësi apo jo, por ne çdo vit me Francën po biem në short. Këtij grupi nuk i dihet, duhet të jemi gjithmonë optimist, dhe pse është shumë e vështirë.

Kosova? Ata kanë gjithë atë ekip, çuna që bëjnë gola. Kanë disa ndeshje që po fitojnë. Mendoj se kanë më shumë shanse se ne.

Image

Për Francën njësoj është, ata kanë lojtarë. Kanë tre ekipe gati, për Kombëtaren, ky është problem i të pasurve.. Mendoj se do jenë në vend të parë. Kemi Islandën pastaj, që e dimë që është ekip i fortë, por është e sigurt që Franca do dalë”, u shpreh Edvin Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco