Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Euro 2020/ Trajneri i Kosovës kërcënon kundërshtarët! Ja çfarë ka thënë

Euro 2020/ Trajneri i Kosovës kërcënon kundërshtarët! Ja çfarë ka thënë

14:48, 02/12/2018
A+ Aa A-

Kosova do të luajë për herë të parë në eliminatoret e një kampionati Europian. Shorti e vuri Kosovën në një grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe me Bulgarinë, për eliminatoret e vlefshme të Euro 2020.

Pas shortit ka reaguar edhe trajneri i Kosovës, Bernhard Challandes, i cili ka bërë një deklaratë bombastike.

“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë. Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, ka thënë trajneri.

Kosova ka edhe një mundësi që të kualifikohet nga Liga e Kombeve, për në euro në EURO 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco