Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Trajneri i Kosovës: Ja çfarë kërkova lojtarëve për ndeshjen me Maltën

Trajneri i Kosovës: Ja çfarë kërkova lojtarëve për ndeshjen me Maltën

19:33, 16/11/2018
A+ Aa A-

Kosova do të përballet me Maltën nesër në mbrëmje, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për pozicionin final të tabelës së renditjes, ndaj do të kërkojë të dalë me 3 pikë nga Valleta.

Trajneri Bernard Challandes vlerësoi edicionin e Kosovës deri në këto momente dhe bëri thirrje për kujdes dhe një sforcim të fundit, për të kurorëzuar gjithçka me sukses dhe për të mbyllur edicionin e parë të Nations League, në krye të grupit.

E filluam këtë edicion për të bërë paraqitje sa më të mira dhe jam i kënaqur me atë që kemi dhënë deri tani. Në këtë pikë po shohim se kemi shanse reale për ta mbyllur edicionin në vendin e parë të grupit, ndaj u kam kërkuar lojtarëve përqendrim, për të marrë maksimumin. E dimë se nuk do të jetë e lehtë ndaj Maltës, por ne jemi përgatitur që fillimisht të bëjmë një ndeshe të mirë dhe të shpresojmë të marrim 3 pikët”, deklaroi Challandes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco