Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Valon Berisha vendimtar në fitoren e Lazios

VIDEO/ Valon Berisha vendimtar në fitoren e Lazios

17:11, 21/10/2018
A+ Aa A-

Sot u zhvillua ndeshja mes Parmës dhe Lazios në kuadër të javës së nëntë të Serie A-së.

Skuadra e Simone Inzaghit arriti një fitore të rëndësishme në transfertën parmeze me shifrat 0-2.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy golat e ndeshjes nga Lazio.

Goli i parë erdhi në minutën e 80-të pasi Valon Berisha me mjeshtëri fitoi penalltinë, të cilën e ekzekutoi saktë sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Në fund të takimit ishte Joaquin Correra, i cili e shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Me këtë fitore Lazio ngritët në vendin e tretë përkohësisht me 18 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco