Presidenti i FFK-së merr urime speciale nga Ceferin dhe Infantino

Presidenti i FFK-së merr urime speciale nga Ceferin dhe Infantino

17:08, 19/10/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, feston sot 57-vjetorin e lindjes dhe urimet e shumta nuk kanë munguar, përfshirë këtu edhe presidentin e FIFA-s, Xhiani Infantino.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës bëri publike një urim me shkrim të dërguar nga Infantino për presidentin Ademi.

“Dita e sotme është një ditë e veçantë për presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi, i cili feston datëlindjen e tij të 57-të. Natyrisht në këso rastesh vijnë urime nga shokët e miqtë e shumtë. Ndërkaq, në mesin e shumë urimeve padyshim duhet veçuar urimet e presidentit të FIFA-s, z. Gianni Infantino dhe atij të UEFA-s, z. Aleksander Ceferin.

Ata me urimet e tyre edhe njëherë dëshmuan e konfirmuan respektin dhe miqësinë që kanë për FFK-në dhe për presidentin Ademi.

Presidentët e uruan presidentin Ademi, për shëndet të plotë, për harmoni dhe suksese në jetë dhe në institucionin që ai drejton, duke shprehur bindjen se në drejtimin e tij do të vazhdojë vizioni për zhvillimin e futbollit për të arritur objektivat që ai dhe FFK-ja synojnë si dhe me premtimin se FIFA dhe UEFA do të  mbështesin fuqishëm FFK-në në këtë rrugë”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco