Challandes gjen gabimin te Kosova: Nuk përfundojmë si duhet aksionet

Challandes gjen gabimin te Kosova: Nuk përfundojmë si duhet aksionet

21:26, 14/10/2018
A+ Aa A-

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në intervistën e tij për Supersport pas ndeshjes ndaj Ishujve Faroe u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por jo me rezultatin.

“Patëm një paraqitje të mirë dhe jam i lumtur për këtë. Por, nuk jam i lumtur me rezultatin. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, ndërsa ata luajtën më mirë në të dytën dhe arritën të barazojnë”.

Sipas Challandes, Kosova duhet të përmirësohet në pasimin final.

“Duhet të punojmë në rritjen e vetëbesimit të Kombëtares, pasi ne po e mbajmë mirë topin në mesfushë dhe mbrojtje, por nuk po arrijmë që t’i përfundojmë aksionet. Momentalisht në këtë pozitë jemi duke vuajtur”.

Challandes mendon vetëm për grupin aktual dhe nuk e çon mendimin aq larg deri te faza play-off për të zgjedhur se kë do të preferonte si kundërshtar.

“Nuk jam duke menduar për kaq gjatë. Kemi një skuadër të mirë dhe synimi ynë është të fitojmë në Maltë dhe të përfundojmë të parët”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco