Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

VIDEO/ Kosova ndalet nga Ishujt Faroe, por ruan vendin e parë në grup

VIDEO/ Kosova ndalet nga Ishujt Faroe, por ruan vendin e parë në grup

20:11, 14/10/2018
A+ Aa A-

Kosova u ndal në një barazim në ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve.

Në transfertë ndaj Ishujve Faroe, Dardanët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Që në minutën e 9-të, ekipi i Challandes kaloi në avantazh, pas një goli fantastik të Milot Rashicës nga jashtë zone.

Më pas, Kosova e uli disi ritmin, dhe u mundua më shumë të administrojë lojën me qarkullim topi, dhe nuk provoi me goditje ndaj portës kundërshtare.

Ishujt Faroe po prisnin në mbrojtje, dhe një gabim të Rrahmanit në mesfushë, e shfrytëzoi mjaft mirë, dhe me një kundërsulm, Joensen ndëshkoi Dardanët.

Deri në fund, nuk pati më gola të tjerë, dhe Kosova mori vetëm një pikë nga kjo transfertë.

Pas 4 ndeshjesh gjithsesi, Kosova mban vendin e parë me 8 pikë në grup, teksa edhe Azerbajxhani barazoi në shtëpi 1-1me Maltën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco