Milot Rashica i jep fanellën e Kosovës 11-vjeçarit që vinte nga Kanadaja

Milot Rashica i jep fanellën e Kosovës 11-vjeçarit që vinte nga Kanadaja

07:52, 14/09/2018
A+ Aa A-

Një ditë, të cilën Milot Rashica dhe e gjithë përfaqësuesja kosovare në futboll nuk do ta harrojnë shpejt. Mbrëmjen e së hënës Kosova, e cila në futbollin ndërkombëtar është njohur vetëm që nga viti 2016, fitoi ndeshjen e saj të parë zyrtare në historinë e vendit, pas njëmbëdhjetë ndeshjeve të zhvilluara. Miloti dhe Co triumfuan ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0 në Ligën e Kombeve të UEFA-s, transmeton albinfo.ch.

Anësori i SV Werder ishte që nga fillimi në njëmbëdhjetëshin e parë, luajti deri në minutën 79 dhe kishte merita të mëdha në golin e dytë vendimtar.

Por jo vetëm Rashica që do ta kujtojë këtë ditë për një kohë të gjatë. Edhe një tifoz i vogël i Kosovës ishte i gëzuar pas lojës. Gjatë gjithë ndeshjes, ai mbajti një pllakat me plot dashuri në të cilën Milotit i kërkonte numrin 11 të trikosë së tij që e mban tek ekipi i Werderit nga Bremeni, shkruan ekipi i Werder Bremenit në faqen e tij të internetit, përcjell Albinfo.ch.

Djaloshi kishte ardhur nga Kanadaja dhe i kërkoi fanellën futbollistit të talentuar shqiptar.

Dhe Miloti tregon edhe anën e tij humane jashtë fushës sportive, duke mos harruar t`ia dhurojë trikon djaloshit të vogël, i cili veprimin e futbollistit shqiptar e ka pranuar me shumë gëzim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco