Super Drita përmbys Prishtinën, atmosferë impresionuese në stadiumin Fadil Vokrri

Super Drita përmbys Prishtinën, atmosferë impresionuese në stadiumin Fadil Vokrri

22:10, 13/08/2018
A+ Aa A-

Pas afër 30 viteve izolim me në fund në Prishtinë është luajtur një ndeshje në një stadium që i plotëson të gjitha kriteret për ndeshje ndërkombëtare (edhe pse për këtë gjë pritet ta japin vendimin zyrtarët e UEFA). Drita e përmbyti Prishtinën për të fituar në fund me rezultat 2-1

Një ndeshje plot emocione, për shumë gjenerata që me në fund po arrin të luajnë në një stadium normal, ashtu sikurse luajnë shumica e klubeve të Europës.

E tërë kjo pas punës disa vjeçare të ish presidentit Fadil Vokrri që i dha fund izolimit të futbollit kosovarë në botë.  

Tani stadiumi i Prishtinës mban emrin pikërisht të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më gjashtë qershor.

Në pjesën e parë, Prishtina ishte shumë më e mirë. Goditi tri herë shtyllën, dy shtylla Jasharovski, kurse njëherë goditi shtyllën Mankenda.

Goli erdhi në minutën e 35’të, ku shënoi Mankenda.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Dritën të cilët edhe arritën të barazimi. Nga pika e bardhë Gërbeshi arriti që të shënoi dhe barazoi rezultatin.

Prishtina bëri disa sulme pas pësimit të golit të barazimit por pa sukses, kurse Drita pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 82’të shënon për ta përmbytur Prishtinën.

Haxhimusa ishte golashënues për gjilanasit.

Në vazhdim Prishtina sulmoi për më shumë se 15 minuta por nuk arriti ta barazoi rezultatin.

Drita kështu e fiton për herë të parë SuperKupën e Kosovës.

Ndërprerje të ndeshjes

Pavarësisht se të dyja skuadrat i ishin sugjeruar që mos të ndezin fishekzjarrë në fushë, këtë këshillë nuk e kanë përfillur tifozët e Dritës se Gjilanit, Intelektualët.

Ata kanë ndezur fishekzjarre në minutën e 55’të, një gjë që shkaktoi edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Sigurisht për këtë do të raportojnë zyrtarët e UEFA’s që janë të pranishëm në stadium për ndeshjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco