Fadil Vokrri i ftuar special i UEFA-s për finalen e Champions League

Fadil Vokrri i ftuar special i UEFA-s për finalen e Champions League

15:05, 24/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka udhëtuar sot drejt Ukrainës ku do të jetë i ftuar special i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit të shtunën mbrëma.

Finalja e këtij edicioni të garës më prestigjioze europiane për klube do të zhvillohet të shtunën në Stadiumin Olimpik në Kievit, me të parin e organit qeverisës së futbollit të Kosovës që do ta ndjekë atë nga afër.

FFK-ja ka thënë në uebsajtin e vet zyrtar se në mesin e të ftuarve special të UEFA-s do të jenë edhe figura me rëndësi që kanë lënë gjurmë në botë, përfshirë Fadil Vokrrin.

Me këtë rast, presidenti Vokrri do të ketë edhe takime të shumta me homologët e tij, si dhe me drejtuesit e UEFA-s, njofton FFK-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco