Teqja kampion me Shkëndijën: Sukses i gjithë shqiptarëve, kishim kundër shtetin e Maqedonisë

Teqja kampion me Shkëndijën: Sukses i gjithë shqiptarëve, kishim kundër shtetin e Maqedonisë

18:49, 20/05/2018
A+ Aa A-

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Olsi Teqja, i cili u transferua te Shkëndija në fillim të sezonit, u shpreh i lumtur për zgjedhjen e bërë.

Teqja tregon se Shkëndija kishte kundër arbitrat dhe shtetin maqedonas dhe përsëri arriti t’ia dalë.

“Isha i bindur për zgjedhjen që në fillim. Ne dolëm kampion. Ishte një titull mëse i merituar. Nuk e diskutuam nga java e parë deri në javën e fundit.

Sot nuk feston vetëm Tetova, sot feston gjithë shqiptaria kudo ku ndodhet. Është emocion i madh të dalësh kampion, sepse këtu je kundër arbitrave, kundër një shteti siç është Maqedonia. Ne i bëmë ballë të gjithave dhe dolëm me sukses.

E ardhmja? Drejtuesit më kanë bërë një ofertë. Shpresoj të gjejmë gjuhën e përbashkët. Besoj se do të qëndroj këtu”, u shpreh Teqja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco