Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Të gjithë sytë kah Peja, aty ku sot vendoset kampioni i Kosovës

Të gjithë sytë kah Peja, aty ku sot vendoset kampioni i Kosovës

14:41, 20/05/2018
A+ Aa A-

Prishtina dhe Drita do të luftojnë kokë me kokë për titullin e kampionit të Kosovës në ndeshjen e fundit të Superligës këtë sezon sot pasdite.

Prishtina do të jetë në cilësinë e nikoqires në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku do të përballet me liderin, Dritën, në atë që pritet të jetë finalja e ligës elitare të futbollit kosovar, raporton Gazeta Express.

Drita, e cila është në një pozitë shumë më të volitshme pasi ka tri pikë më shumë se Prishtina, do t’i futet kësaj sfide më e relaksuar, duke ditur se barazimi e madje edhe humbja me rezultat minimal apo vetëm me një gol diferencë do t’i mjaftojë për t’u shpallur kampione.  

Për Prishtinën gjërat janë paksa më të koklavitura, pasi skuadra nga kryeqyteti duhet medoemos të fitojë me të paktën dy gola diferencë, për t’ia rrëmbyer titullin skuadrës gjilanase.

Të dy skuadrat i kanë nisur përgatitjet në Pejë që nga dita e enjte, aty ku pritet të ndeshen para mbi dy mijë tifozëve sot në orën 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco