Kupa e Kosovës/ Përcaktohen dy skuadrat finaliste, ja kush janë

Kupa e Kosovës/ Përcaktohen dy skuadrat finaliste, ja kush janë

18:50, 18/04/2018
A+ Aa A-

U luajtën ditën e sotme gjysmëfinalet e kthimit në Kosovë, dhe tashmë është mësuar edhe çifti finalist.

Vëllaznimi e mbylli në barazim pa gola sfidën ndaj Drenicës, por arriti kualifikimin në finale, falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, me gol në fushë kundërshtare.

Ndërkohë, më dramatike ishte gjysmëfinalja tjetër, me Prishtinën që arriti të barazonte 1-1 me Vushtrrinë në kohën shtesë, dhe arriti të siguronte kualifikimin.

Koha e rregullt u mbyll me fitoren e vendasve 1-0, por rezultati ishte i njëjtë si ai i ndeshjes së parë, dhe gjithçka u shty për në shtesat 30 minutëshe. Ekipi i Mirel Josës gjeti golin me Abdul Basit.

Kështu, çifti finalist i Kupës së Kosovës do të jetë Prishtina-Vëllaznimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco