Gazetari tregon të vërtetën e sondazheve: I fiton ai që paguan paratë

Gazetari tregon të vërtetën e sondazheve: I fiton ai që paguan paratë

- 09/05/2023

Gazetari Artan Hoxha në një shënim në Facebook, tregon të vërtetën e sondazheve që po nxjerrin mediat e Veliajt.

Ky konstatim i Hoxhës, vjen nga përvoja që ai ka në media, dhe nga dijenija e tij, se si bëhen e prodhohen të tilla sondazhe. Ai thotë se sondazhin e fiton ai që paguan paratë.

Ndaj, thotë Hoxha, ai nuk merr pjesë në emisionet e debatet që bëhen mbi këtë temë.

Si shembull, ka sjellë matësit që ka prodhuar Karlo Bolino.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhes: 

Nëse e keni vënë re këtë muaj, ekranet e televizioneve kanë qenë të përmbytura nga sondazhet për zgjedhjet lokale…

Në fakt kam refuzuar çdo ftesë të kolegeve, që të flas në emisionet tyre në lidhje me sondazhet elektorale.

Nuk i besoj kurrë sondazhet, sidomos ato që publikohen para zgjedhjeve.

Duke punuar në media për një kohë të gjatë, e di fare mirë si funksionon skema.

Sondazhin e fiton ajo force politike, e cila ka paguar paratë për televizionin që publikon sondazhin dhe pajton gjoja një kompani të huaj për të kryer sondazhin.

Pra është shumë e thjeshtë,

‘sondazhin e fiton ai që paguan paratë’…

Sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë, sepse në fakt ky lloj sondazhi është afër të vërtetës….

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco