Vëllazëria e ‘qelbësirave’ s’të çon më larg se te kalbja!

Vëllazëria e ‘qelbësirave’ s’të çon më larg se te kalbja!

Nga Kim Mehmeti - 27/03/2023

Plot metropole të botës kanë më shumë prostituta e kriminelë seç ka Shqipëria banorë, por kjo fare nuk i bënë ato të duken ashtu siç duket në masë të madhe sot mëmëdheu ynë: si e lënë në duart e makrove të shtëpive publike!

Ku ta dish, mbase edhe s’kishte si të ndodhte ndryshe në një vend ku koka të mençura dolën dhe paturpshëm i thanë popullit se shtet mund të ndërtosh edhe me ‘qelbësira’ – edhe me muratorët e gropave septike!

Ku ta dish pra, e marr peng nga ‘vëllazëria e qelbësirave’, Shqipëria mbase edhe nuk mund të arrinte më larg se këtu ku ndodhet sot: të jetë vend ku ka shumë media, por pak vërtetësi dhe ku televizionet e shumta të ngjajnë në dritare të muruara nga gënjeshtrat e ‘Rilindjes’.      

Kur jemi te TV-të e shumta të Shqipërisë nuk mund njeriu të mos shprehë keqardhje për sulmin barbar mbi Top Channel. E ku humbi jetën rojtari fatkeq me pesë lekë në xhep, i cili kurrë nuk do e kuptojë se ‘Topi i Tanit’, me të cilin mburrej e tërë shqiptari dhe, ky i sotmi ku kryetari i Bashkisë së Tiranës i transmeton videot që ai vet i regjistron, ‘Për’puthen’ vetëm në një pikë: aty ku ky i sotmi që lufton për ‘klikueshmëri’, përgjithmonë u nda nga ai i dikurshmi që mburrej me shikueshmëri e shqiptari!

Po pra, shumë metropole të botës kanë më shumë televizione ku reklamohen ‘kurvat’’ e qytetit se saç ka Shqipëria shkolla të mesme, por kjo fare nuk të bënë të ndjehesh ashtu siç ndjehesh posa arrin në Tiranë: se mediat janë varre ku kalbet e vërteta, e klikimet krimba që e hanë kufomën e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani USA 30/04/2023 01:12

HEU, VËLLAZËRIA E "QELBËSIRAVE" NUK ÇON MË LARG SE KALBJA!" EU, FËRFLLAZE
MËRIA VERBËZIRAVE NUK TË MPRON NË PRAG TË KAPJA NGA KRIMET MONSRUOZE
SA SHFRIMET KURPULLOZE; FËLLIQJA AH, KËLLIQJA, KRIMIMI ME KRIMA ËH, FLLIQË-
KRIMI MË BRIMA O TËRBIMI KATRAHURRA, VERBIMI VATRA SKURRA; DUKE U KRYMUR,
KUKE U SHTRYMUR, SA TË GERRDITEJ, TERRVRITEJ, FERRPRITEJ, LARG, LARG TERË
KONTINENTET VARRG, VARG TRONDITË RENDET; A, ALARMON ALRAME, KALARËFRON
KALVARME; QË TË ZHDUKEJ E TË NDUKEJ AJO, SHKIZOFRENI E KANIBALIZMIT O HEEJ,
KATRANIZMIT, SATANIZMIT, PËR SHFAROSJE, PËRDHOSJE TOTALE, GLOBALE, KATAST-
ROFALE, MË KANIBALE TË PA MORALE, MË ANTI NJERËZORE, ANTI BOTËRORE O ANTI
TERË KOMBËTARE SI EDHE MË ANTI NDËRKOMBËTARE!! TË FALA REFUGJATË LUFTËS
PËRZENË KËSO FASHIZMA, PËSO DRAZHIZMA: RUSO SERBË-PUSO VERBË! MANI USA

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco