Mos u mashtroni nga shfaqjet e shpifura të Edi Ramës

Mos u mashtroni nga shfaqjet e shpifura të Edi Ramës

Nga Milaim Nela - 13/10/2022

I gjithë spektakli i Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës kishte sipas meje 3 objektiva:

1. Të vazhdonte avokatinë e Aleksandër Vuçiçit duke demonstruar edhe njëherë aleancën apo varësinë e tij nga Serbia në dëm të Kosovës.
Këtë qëllim në thelb ka edhe Ballkani i Hapur pra ta paraqesë Vuçiçin si konstruktiv dhe bashkëpunues në Ballkan dhe në të njëjtën kohë të paraqitet Kosova si destruktive.

2. Ka për qëllim që të godasë dhe dëmtojë shanset e Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës së shpejti!

Të mos harrojmë që vetëm dje Saranda Bogujevci që i mbijetoi masakrës së ushtarëve të Vuçiçit me 16 plumba në trup, sot zv kryetare e Kuvendit të Kosovës mbajti një fjalim që bëri xhiron e botës. U synua që me zhurmën e Ramës kjo të harrohej e bota të dëgjonte se Vuçiçi është në anën e duhur të historisë e Kryeministri i Kosovës në anën e gabuar!

3. Spektakli i shpifur dhe fyerja ndaj përfaqësuesit të Rumanisë (duke thënë... nuk e di kush e tha e nga është!...ka qëllim bllokimin e procesit të negociatave me BE-në sepse kjo do vendoste lupën në aparatin kriminal të qeverisë shqiptare!

Rezoluta e Ramës kundër Dick Martyt nuk është se i digjet xhani për UÇK-në dhe Kosovën por i duhet rikthimi triumfator i Hashim Thaçit për të rrëzuar Albin Kurtin dhe vazhdimin e axhendës sē Vuçiçit për ndarjen e Kosovës dhe rigjallërimin e Ballkanit të Hapur!

Edhe e ashtquajtura amnisti fiskale dhe "pasaportat e arta" synojnë që në fund të fundit të bëhet aq dëm në procesin e integrimit sa ta çonte atë në bllokim!

Fillimi i procesit të negociatave do të thoshte:
- hetim dhe auditim deri në qindarkën e fundit të fondeve të BE-së!
- stopim të megaaferës së Portit të Durrësit
- do të thoshte anullim të ligjeve si ai i korporatave dhe investimeve strategjike
- hetim i aferës së incereratorëve
- hetim dhe dënim të autorëve të nxjerrjes së të dhënave personale në funksion të kriminelëve patronazhistë
- do të thotë reformë zgjedhore e mirëfilltë dhe zgjedhje dhe jo votime farsë!

E Edi Rama duke qenë i zhytur deri në fyt nuk është i interesuar që të ndodhë asnjë prej atyre që sapo përmenda!

Ai mund të ketë akoma sukses me propagandën e shpifur përmes ERTV-së dhe rrjetit mediatik mafioz të Tiranës por në Europë po i rrëshqet dheu nën këmbë!

Mos u mashtroni nga karagjozllëqet e tij por kthjellohuni!

Edi Rama mbetet pjesë e lojës së Vuçiçit!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco