‘Ballkani i Hapur’, pjesa ruse e gadishullit tonë?

‘Ballkani i Hapur’, pjesa ruse e gadishullit tonë?

Nga Kim Mehmeti - 01/06/2022

Për fuqitë e mëdha, apo për ‘perandoritë’ e sotme, Ballkani kurrë nuk ka qenë dhe nuk është i rëndësishëm si shkaku i betejave dhe mbretërive të dikurshme, por shkaku i luftërave të ardhme dhe sunduesve të nesërm të botës.

Andaj, nga ky këndvështrim duhen vlerësuar edhe projektet e sotëm lidhur me gadishullin tonë, përfshi edhe projektin serb për ‘Ballkanin e Hapur’. Pra nga ky këndvështrim duhet parë projekti i Serbisë, e cila, si dorë e vetme e zgjatur e Rusisë në këto hapësira, tenton që Moskës t’ia mundësojë të marrë ‘pjesën’ e vet të Ballkanit.

Dhe sot, si kurdoherë deri më tani, ne të vegjlit jemi top me të cilin lozin lojtarët e mëdhenj, dhe është naive të besosh se mund të ndikojmë në lojën e madhe të kësaj bote. Njësoj siç është naive të besosh se të mëdhenjtë bien e zgjohen nga gjumi me brengën se ç’halle na mundojnë neve shqiptarëve.

Prandaj duhet të bëjmë çmos që të kemi marrëdhënie sa më të mira edhe me fqinjët tanë, por duke mos harruar kurrë se nëse nuk mbrohesh vetë, askush s’mund të të mbrojë nga komshiu, që i rritë fëmijët me antishqiptari dhe i cili, sillet si ajo prostituta që ka të dashurin e shpirtit – Rusinë, klientin që ia mbron dinjitetin – BE-në dhe, myshteriun që e paguan mirë – Kinën.

Pra ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që të dallojmë mirënjohjen ndaj atyre që e ndihmuan dhe që e ndihmojnë shqiptarinë, nga inferioriteti dhe naiviteti ynë. Me çka edhe do ia dalim ta kuptojmë se të ardhmen tonë asgjë s’mund ta dëmtojë aq sa heshtja e atyre që duhet ta thonë të vërtetën, dëshpërimi rinorë dhe varfëria e popullit.

Po pra, shpesh ka ndodhur që projektet për Ballkanin të kenë pasur edhe nënshkrimin e burrështetasve ballkanas, por ato të jenë hartuar nëpër qendra larg nga këto hapësira. Dhe projektet e tilla të kenë shënuar si ‘vdekjen’ e burrështetasve të këtushëm naiv: po ashtu edhe forcimin e ‘perandorëve’, që ia kanë dalë të marrin pjesën e vet të Ballkanit.

Andaj edhe mund të thuhet se shqiptarët e sotëm, që e përkrahin ‘Ballkanin e Hapur’, nuk kanë pse të brengosen për të ardhmen e tyre politike, sepse nuk kanë të ardhme. Siç mund të thuhet se në njëfarë mënyre, ata e kanë shitur ‘varrimin’ e vetë politikë dhe, harxhimet për ato ‘varrime’, do i mbulojë Rusia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco